Ushtarët rusë të shtrirë përtokë, Ukraina nxjerr provat: Po korrim fitore (FOTO LAJM)

Pas nisjes së sulmit rus gjatë ditës së sotme mbi Ukrainë, situata atje paraqitet kaotike.

Qytete të shkatërruara nga predhat e raketat ruse, të cilat kanë marrë jetën e shumë civilëve të pafajshëm kanë qenë tabloja e ditës së sotme.

Por nga ana tjetër, vijnë edhe disa lajme të mira nga autoritetet e mediat ukrainase të cilat raportojnë se kanë shkatërruar disa helikopterë e tanke ruse dhe kanë zënë shumë ushtarë rus robër.

Disa nga pamjet e kapjes së robërve të luftës nga ushtarët ukrainas janë bërë virale në rrjetet sociale./albeu.com/

 


Shtuar 24.02.2022 15:45