Një grup ushtarësh rusë kanë xhiruar një video në rrjetet sociale, teksa shfaqen duke thënë atë që e di e gjithë bota.
Së fundi, kreu i agjencisë së inteligjencës të Mbretërisë së Bashkuar GCHQ, Jeremy Fleming, deklaroi se lideri rus Vladimir Putin e llogariti gabim situatën në Ukrainë dhe tha:
“Ushtarët rusë, të cilët kishin probleme me armët dhe moralin, refuzuan t’u bindeshin urdhrave, sabotuan furnizimet e veta dhe madje ne pamë që ata rrëzuan aksidentalisht avionin e tyre” .
Pikërisht në mes të këtyre akuzave, një video që u publikua në rrjetet sociale u bë një nga temat më të përfolura të ditës.
Në videon e shpërndarë në Tëitter dhe kanalin Telegram të Ukrainës, shihet se një grup ushtarësh të rinj rusë të regjistruar për të luftuar në vijën e frontit në Ukrainë ankohen për situatën në të cilën ndodhen.
Në video, një grup prej dhjetë ushtarësh me pushkë AK-47 të viteve 1940 dhe helmeta të mëdha në kokë pretendojnë se janë zhytur në dëshpërim.
Njëri prej tyre shprehet:
“Dijeni të vërtetën. Ministria ruse e Mbrojtjes nuk e ka idenë se çfarë po bëjmë këtu”.
Ndërsa një tjetër thotë: “Ata dërguan në luftë studentët e thjeshtë. Pushkët tona janë të viteve 1940 dhe nuk qëllojnë . ”
Thuhet se ushtarët e rinj ishin pjesëtarë të Brigadës së 15-të të pushkëve dhe videon e kishin regjistruar fshehurazi në pjesën e pasme të një automjeti ushtarak pranë Sumy.
Një nga ushtarët e rinj, i cili shihet me një helmetë shumë të madhe në kokë dhe që mbante automatikun AK-47 që u dha nga ushtria ruse tha:
“Unë jam 18 vjeç. Këto janë armët që ne janë dhënë. Ne ju kërkojmë ta shpërndani sa më shumë videon tonë.”
“Shumë prej nesh kanë vdekur’, ‘Çfarë kërkojmë ne këtu’.
Presidenti rus Putin premtoi se ushtarët e rinj dhe të patrajnuar nuk do të ishin në vijën e parë të luftës në Ukrainë, por imazhet zbuluan se mosha mesatare e ushtarëve ishte mjaft e vogël.
Sipas lajmeve në Dailymail, një e katërta e ushtrisë ruse përbëhet nga të rinj të moshës 18-27 vjeç.
Në fillim të këtij muaji, një grup ushtarësh rusë të kapur nga Ukraina i kërkuan falje popullit ukrainas, duke pretenduar se ata mendonin se ishin dërguar si paqeruajtës dhe jo për të luftuar.