Ushqimet që rrisin prodhimin e kolagjenit, për rini të përhershme

Kur jemi të shqetësuar për lëkurën, shpesh herë kërkojmë ndihmë tek produktet për kujdesin e lëkurës. Por, për të pasur një lëkurë të shëndetshme nuk është e rëndësishme vetëm çfarë vendosni mbi të, por edhe çfarë futni në trup.

Dhe, fatmirësisht janë një sërë ushqimesh të shijshme që stimulojnë prodhimin e kolagjenit (një proteinë e gjendur në lëkurë, flokë, thonj dhe indet lidhëse në të gjithë trupit që ndihmojnë me elasticitetin, forcën dhe mbajtjen në formë të trupit.

Por, ndërkohë që plakemi fillon të ulet prodhimi i kolagjent, duke çuar në zhvillimin e rrudhave dhe plakjes së lëkurës. Prandaj duhet të konsumoni këto ushqime të cilat nxisin prodhimin e kolagjenit dhe parandalojnë shfaqjen e parakohshme të rrudhave shkruan Shendeti.

1. Vezë

Duke qenë se aminoacidet janë të rëndësishme në formimin e kolagjenit, ekspertët sugjerojnë që të përfshini vezët në ditën tuaj pasi janë një burim i mirë natyral i aminoacideve.

2. Hudhra

Ushqimet e pasura në sulfur, si hudhra, rrisin prodhimin e kolagjenit si në lëkurë ashtu edhe gjymtyrë.

3. Portokalli

Frutat që përmbajnë vitaminë C ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit. Hani sa më shumë qitro, kivi, fruta pylli, madje edhe domate.

4. Avokado

Avokadot dhe vaji i tyre përmbajnë acide yndyrore omega 3 që rrisin prodhimin e kolagjent dhe vitaminë E që lufton radikalet e lira.

5. Frutat e pyllit

“Frutat e pyllit përmbajnë lëndë ushqyese që ndihmojnë fibrat e kolagjenit të lidhen bashkë në një mënyrë që ndihmojnë trupin të prodhojë kolagjen. Hidhni një grusht me fruta pylli (boronicë, manaferra, luleshtrydhe) tek bollguri ose kosi për t’i dhënë më shumë shije dhe për të marrë sa më shumë përfitime (përfshi edhe rininë e përhershme).

6. Karota

Vitamina A ndihmon në rigjenerimin e kolagjenit të dëmtuar, prandaj konsumoni ushqime me pigment portokall, si karota, kungulli dhe patatet e ëmbla, që janë të pasura në vitaminë A, për të mbajtur lëkurën të shëndetshme.

7. Perimet e gjelbra

Perimet e gjelbra si spinaqi, kale, lakra, brokoli kanë si vitaminë A ashtu edhe C, lëndë ushqyese këto që ndihmojnë trupin të prodhojë më shumë kolagjen.

8. Farat e linit

Një tjetër ushqim i pasur në acide yndyrore omega 3? Farat e linit. Spërkatni pas prej tyre tek drithërat ose i përzieni në lëngje të ndryshme për të stimuluar prodhimin kolagjenit.


Shtuar 2.05.2023 14:29