Mund të tingëllojë e çuditshme, por dieta luan një rol të rëndësishëm në aromën e trupit, e cila, natyrisht, përcaktohet kryesisht nga gjenet, gjendja jonë shëndetësore dhe natyrisht higjiena personale.
Në fakt, ka jo vetëm një por shumë ushqime, jo domosdoshmërisht të pashëndetshme, të cilat mund të ndryshojnë erën e trupit tonë për keq.
Albeu.com do t’ju tregojë më poshtë 4 prej tyre:
Perime krucifer
Perimet si lulelakra, brokoli, lakrat e Brukselit shkaktojnë gazra me erë të keqe për shkak të squfurit që përmbajnë dhe aftësisë së tyre për të pastruar trupin nga toksinat. Një hile që mund të zvogëlojë erën e pakëndshme është t’i hani të ziera dhe të përtypura mirë, diçka që do të ndihmojë trupin t’i metabolizojë ato më mirë.
Alkooli
Alkooli, për pjesën më të madhe, metabolizohet nga mëlçia në acid etanik ose acetik. Sidoqoftë, një pjesë e alkoolit që ne konsumojmë çlirohet përmes djersës dhe sistemit të frymëmarrjes, informon albeu.com.
Mish i kuq
Mishi i kuq është i vështirë për t’u metabolizuar, prandaj qëndron në sistemin e tretjes më gjatë. Kështu që mund të bëhet një vatër bakteresh që shkaktojnë djersë të keqe dhe erë të keqe nga goja.
Peshku
Shumë njerëz, pa e ditur as vetë, kanë një çrregullim metabolik të trashëguar të quajtur “sindroma e aromës së peshkut” ose trimetilaminuria dhe zhvillojnë një erë kur hanë peshk ose ushqime të tjera me shumë proteina. Kjo është për shkak të pamundësisë për të prishur trimetilaminën, e cila më pas grumbullohet në trup dhe lirohet përmes djersës, frymëmarrjes dhe urinës./albeu.com