Ushqimet që duhet të shmangni nëse keni ankth

Të gjithë ne kalojmë nëpër disa periudha stresi intensive ose më pak intensive në jetën tonë.

Megjithatë, edhe dieta luan një rol shumë të rëndësishëm në këtë. Pra, ka disa ushqime që duhen shmangur nëse keni ankth të shpeshtë ose të rëndë. Një prej tyre është ëmbëlsirat. Në fakt, ëmbëlsirat mund të duken se lehtësojnë përkohësisht ankthin tonë intensiv, por pas një kohe përfundojmë më keq se më parë.

Kjo ndodh sepse sasitë e mëdha të sheqerit dhe yndyrave trans rrisin ankthin. Është mirë t’i kufizoni sa më shumë që të mundeni nëse jeni duke kaluar periudha stresi.


Shtuar 17.09.2023 14:22

Tags: ,