Ursula von der Leyen: BE do të japë 2.5 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën

“Komisioni Europian ka ofruar 2.5 miliardë euro shtesë për Ukrainën. Ne po planifikojmë të miratojmë edhe 18 miliardë euro për vitin 2023, për rindërtimin e shpejtë të Ukrainës.”

Kështu ka deklaruar presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një mesazh në Twitter.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, theksoi ajo.


Shtuar 22.11.2022 12:51