Presidenti rus, Vladimir Putin, duket se po “sfidon” ndërkombëtarët, pas lëshimit të urdhër-arrestit ndaj tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë.
Vetëm dy ditë pas urdhër-arrestit, Putini vizitoi sot Mariupolin, një zonë e pushtuar nga forcat ruse që nga maji i vitit të kaluar.
Putin fluturoi për në Mariupol me helikopter dhe udhëtoi nëpër disa rrethe të qytetit, duke bërë ndalesa dhe duke biseduar me banorët, njoftoi agjencia TASS të dielën, duke cituar Kremlinin.
Gjithashtu Putini bëri xhiro me makinë në rrugët e qytetit të pushtuar nga Rusia.
??Screens of Vladimir Putin’s visit to Mariupol driving a car. Kirill Fedorov #Ukraine #UkraineWar #Russia #UkraineInvasion pic.twitter.com/RwFILDXrM4
— Ukraine War SitRep ?? (@UKRWarSitRep) March 19, 2023
Më pas presidenti rus vizitoi ndërtesën e Filarmonisë që ishte dëmtuar nga bombardimet në Mariupol dhe shprehu kënaqësinë e tij për punën e restaurimit.
Vizita pason aneksimin gjerësisht të dënuar të rajoneve të Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhia në shtator. Para ndalesës në Mariupol, Putini kishte vizituar Krimenë, me rastin e nëntë vjetorit të aneksimit të gadishullit ukrainas në Rusi dhe vetëm dy ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti ndaj tij.
Putini nuk ka komentuar ende publikisht mbi urdhër arrestin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, por udhëtimet e tij në territorin ukrainas të pretenduar nga Rusia u panë nga disa vëzhgues si një përgjigje ndaj urdhër arrestit.
Mariupoli u pushtua nga rusët maj të vitit të kaluar, duke shënuar fitoren e parë të madhe të Rusisë pasi nuk arriti të pushtonte Kievin dhe u përqendrua në Ukrainën juglindore. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim dhe Evropë (OSBE) tha se bombardimi i një materniteti në Mariupol nga Rusia ishte një krim lufte./albeu.com/