Universiteti Western Balkans është vlerësuar me “Çmimin e Ekselencës” nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, në natën gala të ndarjes së çmimeve të “CCIT Awards” 2024, me motivacionin për modelin e ri që ky universitet ka sjellë në arsimin e lartë në Shqipëri, duke integruar teorinë me praktikën dhe duke i integruar studentët me tregun e punës që gjatë viteve të studimit.
Të ftuar në këtë event ishin përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, të bizneseve, akademikë dhe profesionistë të fushave të ndryshme.
Të lidhura
None found
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Znj. Lindita Nikolla i dorëzoi çmimin Presidentit të WBU Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se Universiteti Western Balkans po sjell përvojën më të mirë perëndimore në Shqipëri për të siguruar një arsim cilësor në vend dhe për pregatitjen e të rinjve për tregun global të punës.
Ky event ka si qëllim nderimin dhe vlerësimin e sipërmarrjeve për standardin, cilësinë pa kompromis, besueshmërinë dhe përgjegjshmërinë që ata kanë në treg.



