United pësoi gol sapo Ronaldo u fut në fushë, ky është reagimi prej lideri i portugezit (VIDEO)

Cristiano Ronaldo është duke kaluar ndoshta momentin e tij më të keq në të gjithë karrierën e tij aq të suksesshme.

CR7 nuk arriti të largohej gjatë merkatos në një skuadër që militon në Champions League, pasi asnjë nuk u tregua e gatshme për shërbimet e tij.

Për herë të parë në karrieri ai do të luajë në Europa League dhe këtë fillim sezoni ai ka katër ndeshje që e nis nga stoli, teksa ende nuk ka shënuar asnjë gol.

Megjithatë, kjo gjë nuk e ka penguar atë të heqë dorë nga mentaliteti i fituesit dhe mosdorëzimit në fushë.

Në ndeshjen ndaj Arsenal, United u ndëshkua 2 minuta pasi ai u inkuadrua në fushë , ndërsa ky i fundit motivoi menjëherë lojtarët.

Kjo i ka pëlqyer tej mase tifozëve të”Djajve të Kuq” që e kanë shpërndarë videon në rrjetet sociale./albeu.com