Trupi i një 70-vjeçareje në Itali është gjetur në shtëpinë e saj në, dy vite pas vdekjes së saj.
E moshuara është identifikuar si Marinella Beretta, e cila jetonte e vetme pranë liqenit Como në Lombardi.
Trupi i saj i dekompozuar u zbulua disa ditë më parë nga brigada e zjarrfikësve në Como pas ankesave se një pemë kishte rënë në kopshtin e saj.
Oficerja e shtypit të bashkisë së Como-s, Francesca Manfredi, deklaroi se trupi i Beretta-s u gjet i ulur në një karrige në dhomën e ndenjes. Manfredi tha për CNN se shkaku i vdekjes së Beretta-s nuk dihet.
Ekzaminimet kanë vërtetuar se ajo ka vdekur diku nga fundi i vitit 2019, sipas autopsinë që iu bë trupit të saj.
Asnjë i afërm i Beretta-s nuk është paraqitur ende, tha Manfredi, duke shtuar se policia po heton nëse ajo kishte të afërm ose jo.