Ultrasit zikaltër “braktisin” Interin ndaj Juventus, “Curva Nord” ka një mesazh të qartë

“Curva Nord”, tifozeria ultras e Interit, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se nuk do të jenë në ndeshjen jashtë fushe në Torino kundër Juventusit.

“Curva Nord, e bën të ditur paraprakisht se nuk do të marrë pjesë në ndeshjen si mysafir në Torino për sfidën Juventus-Inter më 6 nëntor. Arsyet janë të njohura dhe të zakonshmet që lidhen me mënyrën dhe çmimet e shitjes së biletave në sektorin e mysafirëve”, shkruan grupimi i tifozëve.

Kujtojmë se edhe herën e fundit ata e braktisën këtë sfidë pasi biletat për tifozët e Curva Nord ishin të shtrejnta dhe nëse do të donin të paguanin çmimin e arsyeshëm, duhet të shpalleshin si tifozë të Juventus dhe të qëndronin në të njëjtin sektor me ta./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.10.2022 11:30