Ulsi Manja ministër Drejtësie, reagon PD: Provokim ndaj shqiptarëve

Pas shpalljes së qeverisë Rama 3, ka reaguar deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, i cili ka cilësuar emërimin e Ulsi Majës si ministër Drejësie, provokim ndaj shqiptarëve dhe cënim të besimin në institucionet shtetërore.

“Emërimi i Ulsi Manjës si Ministër Drejtësie, është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare. Qytetarët tanë dhe bota mbarë ia njeh krimet që ka kryer në bashkëpunim me Edi Ramën. Caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj. Ky është një tjetër ilustrim kuptimplotë se si masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë për qytetarët. Përkundrazi, vota e vjedhur përdoret si imunitet për krimet e shkuara dhe ato të reja në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve,” shprehet Alibeaj./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 10:36