Ulja e temperaturave, Mali i Dajtit zbardhet nga bora (FOTO LAJM)

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu, reshje bore në zonat malore e erë të fortë.

Ditën e sotme, Mali i Dajtit është zgjuar tërësisht i mbuluar nga bora, duke provuar kështu se jemi në kulmin e sezonit të dimrit.

Nërkohë, kujtojmë se moti i keq ka sjellë probleme në vend, duke përfshirë përmbytje tokash e banesash në Lezhë e Shkodër, bllokim rrugësh nga reshjet e borës si dhe anulim të linjave të trageteve dhe shkëputje të energjisë elektrike, për shkak të erës së fortë.

Të njëjtat kushte moti do të vijojnë dhe për disa ditë në vendin tonë./albeu.com


Shtuar 20.01.2023 13:10