Duket se shifrat e të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, javën e fundme kanë rënë ndjeshëm.
Ndryshe nga fillimi i muajit të kaluar kur sifrat ishin më të larta, tashmë gjërat kanë ndryshuar duke shkaktuar më pak viktima.
Konkretisht:
30 janar 2021, 11 viktima
31 janar 2021, 8 viktima
1 janar 2021, 6 viktima
2 janar 2021, 6 viktima
3 janar 2021, 9 viktima
4 janar 2021, 9 viktima
Në total, në 7 ditët e fundit janë shënuar 49 viktima.
Edhe pse një lajm i mirë për luftën kundër pandemisë që gjunjëzoi botën, në rrjet nuk kanë munguar akuzat se shifrat po manipulohen për hir të fushatës zgjedhore.
Një akuzë kjo, e rëndë në dukje, por kujtojmë se vetëm pak kohë më parë raportet e Ministrisë së Shëndetësisë rezultuan me probleme, duke ngritur hipoteza nga ekspertët se shifrat e vdekjeve nga COVID-19 ishin manipuluar. /albeu.com/