“Ukraina mund të mbetet pa energji”, Scholz ngre alarmin: Duhet të jemi gati për përshkallëzim të situatës

Duke folur në një konferencë në Berlin, e cila u organizua nga gazeta Suddeutsche Zeitung, Scholz tha: Në funksion të zhvillimit të luftës dhe dështimeve të dukshme dhe në rritje të Rusisë, ne duhet të jemi gati për një përshkallëzim të situatës.

Scholz tha gjithashtu se udhëtimi i tij i fundit në Kinë lejoi të dy vendet të ndajnë qëndrimin e tyre të përbashkët kundër përdorimit të armëve bërthamore dhe e cilësoi atë si një takim pozitiv.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje qytetarëve të tij që të kursejnë energjinë mes sulmeve të pamëshirshme ruse që kanë përgjysmuar kapacitetin e energjisë së vendit.

Autoritetet thanë se miliona ukrainas, përfshirë ata në kryeqytetin Kiev, mund të përballen me ndërprerje të energjisë të paktën deri në fund të marsit për shkak të sulmeve me raketa.

 

 

Synimi i Rusisë ndaj objekteve energjetike të Ukrainës pason një seri pengesash në fushën e betejës që kanë përfshirë tërheqjen nga qyteti jugor Kherson.