Kanë kaluar disa orë që nga një afat i caktuar nga Rusia për Ukrainën që të heqë dorë nga qyteti port i rrethuar i Mariupolit, ku 300,000 njerëz besohet të jenë të bllokuar me furnizime në pakësim.
Çfarë ka thënë Rusia?
Ushtria ruse i kishte dhënë kohë Ukrainës deri në orën 05:00 me orën e Moskës (02:00 GMT) të hënën për të njoftuar dorëzimin e qytetit, duke premtuar se në këmbim do të ruante dy korridore humanitare për civilët që të largoheshin nga qyteti.
Si u përgjigj Ukraina?
Ukraina e hodhi poshtë ultimatumin. “Nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë dorëzim, dorëzim të armëve”, u citua të ketë thënë zëvendëskryeministri i vendit nga gazeta e lajmeve Ukrainska Pravda.
Një këshilltar i kryebashkiakut të qytetit tha për BBC se premtimet e Rusisë nuk mund të besohen dhe mbrojtësit do të luftojnë deri në ushtarin e fundit.
Çfarë mund të ndodhë tani?
Nuk është e qartë.
Moska nuk specifikoi se çfarë do të bënin trupat e saj që rrethojnë qytetin nëse ultimatumi i dorëzimit refuzohej./albeu.com