Ukraina godet me dronë terminalin e gazit në Shën Petersburg

Një shpërthim në një terminal të madh të eksportit të gazit pranë qytetit të Shën Petersburg në Rusi u krye nga dronët ukrainas, tha BBC News.

Shpërthimi shkaktoi një zjarr të madh në terminalin Ust-Luga, por nuk ka të lënduar, thanë zyrtarët rusë.

Një burim zyrtar në Kiev tha se “operacioni special” i shërbimit të sigurisë SBU organizoi sulmin me dronë.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë përdorur drone në konfliktin aktual.

Rusia filloi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës gati dy vjet më parë, por ka bërë pak përparim në muajt e fundit.

Lidhur me shpërthimin pranë Shën Petersburgut, guvernatori rajonal Alexander Drozdenko tha se ishte vendosur një “regjim alarmi i lartë” pas incidentit në terminalin e prodhuesit të gazit Novatek.

Novatek më vonë njoftoi se puna në terminal ishte pezulluar pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ukrainasit thonë se karburanti i përpunuar në fabrikë po përdorej për të furnizuar trupat ruse në luftën e tyre kundër Ukrainës dhe se ky sulm “ndërlikon ndjeshëm” logjistikën për ushtrinë.

Ata gjithashtu e përshkruajnë sulmin si një goditje ekonomike për Rusinë, e cila eksporton karburant nga terminali.  /albeu.com


Shtuar 21.01.2024 17:37