Prokuroria e Tiranës ka lëshuar masën arrest me burg për katër shtetas të akuzuar për mashtrim financiar përmes Microcredit Albania (MCA).
Këta shtetas përmes një skeme mashtrimi, arrinin të blenin kredi të këqija në bankat e nivelit të dytë dhe më pas ju ushtronin presion kreditorëve që të merrnin kredi për shlyerje kredie.
Në një tjetër rast këta administratorë të MAC, Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Arben Meskuti i kanë bllokuar mijëra metra katror tokë prona shtetasit B.K i cili kishte marrë kredi në një bankë të nivelit të dytë vetëm 37 mijë lekë të rinj, ose 370 mijë lekë të vjetër.
Pjesë nga dosja:
Çështja/dosja përmbarimore nr. 0768-17 “Shërbimi Përmbarimor FS” sh.p.k; Urdhër ekzekutimi – Vendim nr. 4454 regj., datë 26.5.2017 Gj.Rr.Gj. Tiranë; Titulli ekzekutiv – Në emër të “Bankës X”; (30 767.34 (tridhjetë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e shtatë pikë tridhjetë e katër) lekë). Kreditor – “Micro Credit Albania”; Debitor –B.K; Numri i pasurisë mbi të cilën kane vijuar veprimet përmbarimore duke vendosur sekuestro më datë 6.12.2017, për detyrimin me vlerë vetëm 30 767.34 lekë:
Arë nr. pasurie 1632, ZK 3775, sip. 694 m2;
Arë nr. pasurie 1802, ZK 3775, sip. 398 m2;
Arë nr. pasurie 1804, ZK 3775, sip. 1772 m2;
Arë nr. pasurie 2146, ZK 3775, sip. 1321 m2
Arë nr. pasurie 2448, ZK 3775, sip. 3429 m2;
Truall nr. pasurie 2518, ZK 3775, sip. 256 m2,
Arë nr. pasurie 2519, ZK 3775, sip. 507 m2;
Arë nr. pasurie 2563, ZK 3775, sip. 633 m2;
Arë nr. pasurie 2565, ZK 3775, sip. 1152 m2
Sa me siper ish-përmbaruesit kane shtrirë sekuestron ne total prej 10 162 , për një vlerë detyrimi vetëm 30 767 lekë, jashtë çdo kërkese ligjore dhe logjike për ekzekutimin e detyrimit në masën e përafërt të plotësimit të tij. Keto pasuri referuar procesverbalit te dates 19.01.2023 vijojnë të qëndrojnë të sekuestruara./albeu.com