“Uji detoks”, përfitimet dhe mitet

Hidratimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin, ndaj shpesh rekomandohet pirja e tetë gotave ujë në ditë. Shumë pretendojnë se shtimi i disa përbërësve në ujë rrit përfitimet shëndetësore. Rezultati, që quhet “ujë detoks” supozohet se ndihmon trupin të largojë toksinat, përmirëson nivelet e energjisë si dhe nxit rënien në peshë.

Ja një vështrim i detajuar i “ujit detoks” për të ndarë përfitimet e vërteta shëndetësore nga mitet.

Çfarë është “uji detoks”

“Uji detoks” realizohet duke shtuar në ujë copëza frutash, perimesh ose erëzash të freskëta.

Si mund të bëjmë një “ujë detox”

Është shumë e thjeshtë. Gjithçka që ju duhet është ujë dhe një përzgjedhje e frutave, perimeve dhe erëzave.

Ja disa receta:

Kastravec dhe nenexhik

Limon dhe xhenxhefil

Boronica dhe portokalli

Limon dhe piper i kuq

Shalqi dhe nenexhik

Qitro dhe rozmarinë

Portokall dhe limon

Limon dhe lime

Luleshtrydhe dhe borzilok.

Mollë dhe kanellë

Nëse dëshironi ujë detoks të ftohtë dhe shije më të përqendruar, vendoseni në frigorifer për 1-12 orë. Pas kësaj kohe duhet t’i hiqni përbërësit, sepse fillojnë të dekompozohen.

Përfitimet reale shëndetësore

– Nxit rënien në peshë

– Përmirëson tretjen

– Përmirëson humorin dhe nivelet e energjisë

– Forcon imunitetin

Një mesazh për ju

Edhe pse nuk përshpejton dhe as përmirëson punën e rrugëve të detoksimit të trupit, uji detoks mbetet ende një pije e shëndetshme.

Gjithsesi shumica e përfitimeve të tij shëndetësore mund të merret thjesht nga uji i zakonshëm. Ky i fundit mund të jetë i mërzitshëm për disa njerëz, të cilët shpesh harrojnë ose pijnë shumë pak.

Nëse futja e frutave dhe perimeve ju nxit të pini më shumë ujë dhe redukton konsumin e lëngjeve me sheqer, atëherë uji detoks mund të jetë vetëm një gjë e mirë./albeu.com