Mbrëmjen e djeshme, 14 nëntor, në fshatin Xarrë të Sarandës u gjetën mbetje njerëzore të groposura.
Mësohet se është gjetur një kokë njeriu, e padekompozuar dhe dyshohet se ngjarja është e kohëve të fundit.
Mbetjet janë dërguar në morg dhe pritet ekspertiza ligjore për të konfirmuar se kujt i përkasin, por ka dyshime se mund të bëhet fjalë për dy personat e zhdukur në prill të 2023, Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori, i njohur si Koçolja.
Familjarët e Sulovarit ndërkohë ndodhen jashtë ambienteve të morgut në pritje të përgjigjeve.
Kujtojmë se Sulovari dhe Koçole u zhdukën në rrethana tejet të mistershme dhe dyshohet se ngjarja të ketë lidhje me veprimtarinë kriminale të personave në fjalë./albeu.com