Ditën e nesërme do të përcillen për në banesën e fundit Pjetër Perajku dhe Gentian Perjaku të cilët mbetën të vrarë nga ish-dhëndri i tyre i cili shkoi mbrëmjen e djeshme në banesën e viktimave dhe i qëlloi me armë zjarr.
Motivet e vrasjes duket se kanë qenë konfliktet që autori ka pasur me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, me të cilën kishin 6 vite të divorcuar.
Ditën e djeshme autori i vrasjes ka mësuar se dy ish-vjehrri dhe ish-kunati ishin kthyer nga Italia ku jetonin prej 20 vitesh dhe ka shkuar në banesën e tyre duke i qëlluar me automatik, duke i lënë të vdekur.
Sakaq është bërë me dije se ish-gruaja e kishte denoncuar për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.
Besnik Pjetri është ende në arrati, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij./albeu.com