U vra nga një i pastrehë që ajo po ndihmonte? Detaje të reja nga vdekja misterioze e britanikes në Athinë

Detaje të reja kanë dalë në dritë për rastin e 38-vjeçares britanike Elizabeth Ross, trupi i së cilës u gjet brenda një valixheje në një ndërtesë të braktisur në zonën e Kypselit në Athinë.

Hetuesit grekë po shqyrtojnë seriozisht mundësinë që ajo të jetë bërë viktimë e një personi të cilin po përpiqej ta ndihmonte.

Të lidhura

None found

Sipas mediave britanike, nga hetimet rezulton se Ross, e njohur nga miqtë e saj si Lisa, ishte shumë aktive në veprimtari humanitare dhe prej shtatë vitesh vizitonte shpesh Greqinë, ku bashkëpunonte me organizata joqeveritare që mbështesnin të pastrehët dhe grupet vulnerabël të shoqërisë.

Britanikja, e përshkruar si një person thellësisht fetar, njihej nga të afërmit dhe miqtë e saj për dëshirën e madhe për të ndihmuar të tjerët dhe për përkushtimin ndaj kauzave sociale.

Banorë të zonës kanë deklaruar se pak ditë para zhdukjes së saj, kishin parë 38-vjeçaren duke biseduar me persona të pastrehë pranë një hapësire parkimi të braktisur në Kypseli, një vend ku shpesh qëndrojnë njerëz që jetojnë në rrugë.

Një banore pensioniste e zonës tha se kishte vënë re një grua të huaj duke folur me të pastrehë, por në atë moment nuk i kishte bërë përshtypje, pasi shumë vullnetarë vizitojnë zonën për të ofruar ndihmë.

Megjithatë, pasi pa më vonë fotografitë e gruas së gjetur të vdekur brenda valixhes, ajo kuptoi se bëhej fjalë për të njëjtin person. Policia greke po heton tashmë nëse kontakti i saj me persona të zonës mund të lidhet me zhdukjen dhe vdekjen e saj.

Në qendër të hetimeve është një burrë i pastrehë me tatuazhe të shumta, i njohur me emrin Markos, i cili dyshohet se përdorte drogë dhe konsumonte sasi të mëdha alkooli.

Sipas informacioneve të bëra publike, ai kishte qenë më parë në vëmendjen e autoriteteve dhe dyshohet se qëndronte në të njëjtën ndërtesë të braktisur ku u gjet trupi i britanikes. Megjithatë, deri tani ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë dhe autoritetet vijojnë mbledhjen e provave.

Policia greke i ka dhënë përparësi absolute kësaj çështjeje, raportojnë mediat britanike, ndërsa efektivët e Departamentit të Hetimit të Krimeve kundër Jetës po punojnë për zbardhjen e saj.

Në vijim janë autopsia, analizat toksikologjike dhe ekzaminimet histologjike, nga të cilat autoritetet presin të marrin të dhëna të rëndësishme për shkakun e saktë të vdekjes së 38-vjeçares.

Ndërkohë, hetuesit vlerësojnë se personi që vendosi trupin në valixhe është kujdesur të mos lërë gjurmë gishtash apo prova ADN-je, duke e bërë më të vështirë zbardhjen e rastit.

Mesazhet misterioze nga telefoni i saj

Një tjetër pistë e rëndësishme e hetimit janë një seri mesazhesh të dërguara nga telefoni i Elizabeth Ross pas zhdukjes së saj.

Babai i saj, një avokat në Edinburg, ka deklaruar se vazhdoi të merrte mesazhe nga telefoni i së bijës për rreth dy javë pas vdekjes së saj.

Në një prej tyre thuhej se 38-vjeçarja “kishte nevojë për pak kohë për veten” dhe se “donte të qëndronte vetëm për një periudhë”.

Hetuesit dyshojnë se mesazhet janë dërguar nga një person i tretë me qëllim që të vononte zbulimin e zhdukjes së saj.

Analiza e të dhënave të telefonit ndihmoi autoritetet të përcaktonin se mesazhet ishin dërguar nga Athina, ndërsa sipas mediave lokale pajisja u fik menjëherë pasi çështja mori vëmendje ndërkombëtare.

Një dëshmi e konsideruar vendimtare është ajo e një personi të pastrehë që gjeti valixhen më 18 korrik. Ai ka deklaruar se dy ditë më parë valixhja nuk ndodhej në ndërtesën e braktisur, duke i çuar hetuesit në përfundimin se trupi është transportuar aty mbrëmjen e 17 korrikut ose në orët e para të ditës pasuese.

Në të njëjtën kohë, autoritetet po përpiqen të identifikojnë persona që britanikja mund të ketë njohur në Kypseli, pasi çifti me të cilin ajo jetonte në Keratsini ka deklaruar se Ross u kishte thënë se do të takohej me disa të njohur amerikanë në atë zonë.

Hetimet vijojnë, ndërsa policia përpiqet të rindërtojë ditët e fundit të jetës së 38-vjeçares dhe të zbulojë se çfarë ndodhi para se ajo të gjendej e pajetë brenda valixhes.


Shtuar 2.08.2026 08:34

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort