U vra në ditën e parë të punës! Shqiptarët bëhen bashkë e mbledhin para për familjen e 20 vjeçarit

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, orët e para të mëngjesit në Velipojë, ku dy familje Ferracaj dhe Gocaj u përplasen me armë zjarri.  Nga kjo përplasje mbeti i vdekur edhe një djalë i ri vetëm 20 vjeç, Myzerim Zeneli.

I riu jetim, ishte në ditën e parë të punës që u kthye në ditën e fundit të jetës së tij.

Një faqe dhuruese është hapur online për të ndihmuar vëllain dhe nënën e 20-vjeçarit i cili humbi jetën mëngjesin e djeshëm në Velipojë.

Faqja Fundraiser është hapur që ditën e djeshme dhe aty kanë mundësinë të gjithë shqiptarët anëembanë botës për të mbledhur para për të ndihmuar familjen e 20-vjeçarit, i cili nuk arriti të dërgonte as rrogën e parë në shtëpi.

KLIKO KETU PËR TË DHURUAR!

 


Shtuar 28.06.2021 15:41