Janë zbardhur detaje nga vrasja e 20- vjeçares britanike në Greqi e cila u vra nga bashkëshorti i saj i cili inskenoi një grabitje të dhunshme.
Një mik i familjes së Caroline ka hedhur poshtë deklaratat e Babis se ata patën grindje për foshnjën përpara se t’i merrte jetën.
Duke folur për ‘TheNeëspaper.gr’. ai ka thënë se nëse të dy do të ndesheshin fizikisht, Caroline do ta mundte dhe mund ta rrihte për vdekje, pasi e reja është marrë me arte marciale.
“Fillimisht më lejoni t’ju them se Caroline është marrë me arte marciale. Ajo ishte një vajzë e gjatë në gjendje të shkëlqyer fizike. Do ta kishte goditur Babisin.
Nuk ka asnjë mënyrë që ata të ndesheshin dhe Babis të fitonte.Ne jemi duke pritur për të zbuluar të vërtetën. Familja dhe ne nuk jemi të bindur nga e gjithë kjo. Ka shumë pyetje. Nuk do të çuditemi nëse do të ketë sërish përmbysje,” ka thënë miku i saj. /albeu.com/