U vra me dy plumba kallashnikovi, prokuroria pushon çështjen e Kostandinos Kacifas

Tre vite nga ngjarja e rëndë në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku Kostandin Kacifas, mbeti i vdekur me dy plumba kallashnikovi, prokuroria e Gjirokastrës, ka vendosur të pushojë hetimet për këtë dosje.

Hetimet që nisën qysh prej datës 28 tetor 2018, fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe që më pas u vijuan nga prokuroria e Gjirokastrës, tashmë konsiderohen të mbyllura, pasi prokurori i çështjes, Julian Çafka, ka proceduar me një kërkesë në Gjykatë, duke kërkuar pushimin e procedimit penal nr.824 të datës 24 dhjetor 2019.

Pranë gjykatës së Gjirokastrës dhe policisë së këtij qyteti, se seanca për pushimin e hetimeve për dosjen e Kostandin Kacifas, është zhvilluar nga gjyqtarja, Suela Dashi. Të pranishëm në këtë proces, kanë qenë dhe familjarët e viktimës, të cilët kanë kërkuar të njihen zyrtarisht me aktet hetimore që përmban dosja./albeu.com


Shtuar 11.10.2021 09:32