U vra mbrëmë në Athinë, dalin pamjet e rënda të ekzekutimit të shqiptarit (VIDEO)

Kanë dalë pamje nga momenti i vrasjes së biznesmenit shqiptar në Greqi.

Ngjarja ndodhi në Athinë, ku mbeti i pajetë Marius Dhiamandi dhe u plagos kushëriri i tij, Juxhin Bajrami.

Në pamje duket momenti kur Dhiamandit i afrohet një automjet te këmbët.

Nga xhami i pasëm një person i paidentifikuar qëllon me armë zjarri silenciator. Shqiptari bie në tokë dhe humb jetën në vend nga plumbat e marra. Viktima është djali i një ish-oficeri nga Delvina dhe është larguar nga vendlindja që në moshën 7-vjeçare. Sipas policisë greke, Dhiamandi ishte arrestuar në 2013 për një vrasje që kishte ndodhur tre vite më herët, por kishte marrë pafajësi. Konkretisht ai u arrestua për vrasjen e një shqiptari në 14 shkurt të 2010. Vrasja e 30-vjeçarit shqiptar asokohe ndodhi rrugën “Fokionos Negri” në Kipseli.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe dyshohet se vrasësit janë dy shtetas shqiptarë./albeu.com/


Shtuar 17.11.2021 19:22