U vra gjatë orarit të punës nga atentati në Tiranë, Mimoza përcillet sot në banesën e fundit, familja hap dyert e mortit

Sot përcillet për në banesën e fundit, Mimoza Paja, 58-vjeçarja, që u vra gjatë orarit të punës, mbrëmjen e djeshme në lokalin ku punonte si banakiere në Don Bosko, Tiranë.

Sipas hetimeve të deritanishme dyshohet se Mimoza Paja u qëllua aksidentalisht nga dy autorët, që plagosën dhe pesë persona të tjerë.

Në lokalin në Don Bosko, ndodhej dhe mbesa 10-vjeçare e të ndjerës, e cila është lënduar nga copat e xhamit.

Gjendja e të plagosurve është stabile, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com/


Shtuar 13.03.2023 11:04