U vodh në Krujë e u hodh në Shkopet, misteri i makinës luksoze në Mat

Një makinë është gjetur në Shkopet, Mat, i rënë nga një lartësi prej 60 metrash nga rruga.

Fillimisht u deklarua se ishte një aksident por sipas policisë makina është një mjet i vjedhur në Krujë, dhe brenda makinës nuk ka persona.

Dyshohet se ka më shumë se 3 ditë i hedhur në lumë.

Automjeti mund të jetë hedhur nga lartësia për të fshehur ndonjë gjurmë, por pritet vlerësimi i ekspertëve për të dhënë informacion nëse kemi të bëjmë me një rast të tillë.

 


Shtuar 22.05.2021 10:50