Ishte “tapë” në timon, kush është socialisti që piu me Aleksandër Gjokën para aksidentit (FOTO LAJM)

Ditën e sotme policia e Tiranës bëri me dije se ka shoqëruar në spital këngëtarin Aleksandër Gjoka i cili është përfshirë në një aksident në zonën e Farkës, Tiranë.

I lënduar nga aksidenti mësohet se Gjoka gjendet në spital dhe ruhet nga efektivët. Në momentin e aksidentit mësohet se këngëtari i njohur shqiptar ishte në gjendje të dehur.

Pikërisht 13 orë më parë, Gjoka ka postuar një foto në krah të politikanit Vangjush Dako, i njohur për lidhjen e ngushtë me kryeministrin Rama.

“Me shokun dhe mikun tim te hershem Vangjush Dako(Gjushi)…”- shkruan Gjoka në Facebook. /albeu.com/

 


Shtuar 22.05.2021 10:37