U thirr në SPAK për lobimin e LSI-së në SHBA, flet Petrit Vasili: U pyeta si person që kisha dijeni

Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili, u paraqit sot në SPAK.

Pas marrjes në pyetje nga Prokuroria SPAK, Petrit Vasili ka folur për mediet.

Vasili tha se u pyet si person që ka dijeni për disa çështje por nuk ka folur konkretisht se për çfarë.

“U thirra si person në dijeni. Kisha ca pyetje u përgjigja. Për çështje që kishin interes ata. Pyesni SPAK-un.”- tha Vasili.

Sakaq burime bëjnë me dije se Vasili është thirrur në SPAK për çështjen e lobimit të LSI-së (sot PL) në SHBA.

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje më herët dhe ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari në lidhje me lobimin në Amerikë të subjektit politik që ai përfaqëson.

Në materialin kallëzues thuhej se Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Edmond Panariti, vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2016, me shoqërinë GSIS, kanë shpenzuar rreth 150 mijë dollarë për të siguruar takime në SHBA.

Nga ana tjetër, LSI-ja gjatë gjithë vitit 2016, ka deklaruar 11 720 552 lekë shpenzime për këshillim.

/Albeu.com/


Shtuar 21.07.2023 12:03