Afera e inceneratorëve, Vasili: Rama dhe Veliaj kanë kapur drejtësinë, vjedhja ka fytyrë dhe emër

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka thënë se pamjet e dronit tregojnë qartë se mbi fushën e mbeturinave të Sharrës vidhen e groposen përditë miliona euro të shqiptarëve.

Në një postim në Facebook, Vasili thotë se 54 milionë dollarë janë vjedhur për shërbime që nuk janë kryer asnjëherë.

Ai thekson gjithashtu se faktet e fundit tregojnë se drejtësia dhe SPAK janë kapur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

 

 

Rama dhe Veliaj te pashprese përballë Dronit te se vërtetës!!

Droni i te vërtetës tregoi pamje te llahtarshme.

Droni i te vërtetës tregoi mbi fushen e mbeturinave te Sharres se si vidhen e groposen perdite miliona euro te shqiptareve.

Droni i te vertetes tregoi se vjedhja ka fytyre dhe ka emer e mbiemer.

Droni i te vertetes tregoi dhe i vuri vulen e te gjithe opinionit publik per vjedhjen makaber te Veliajt dhe Bashkise se Tiranes, qe vjedhin dite e nate.

Droni i te vertetes tregoi se qytetaret e Tiranes per shkak te Veliajt paguajne dy fishin e asaj qe paguajne qytetaret ne Shkoder per te njejten groposje te mbetjeve.

Droni i te vertetes tregoi trajtimin primitiv te mbeturinave te Tiranes, trajtim hajdut, antimjedis dhe antishendet.

Droni i te vertetes tregoi se 54 milion dollare jane vjedhur duke paguar sherbime qe nuk kryhen ne asnje menyre, pra qe nuk ekzistojne absolutisht.

Droni i te vertetes tregoi se drejtesia eshte e kapur dhe SPAK i paralizuar nga Rama dhe Veliaj eshte sot ne poziten me te kompromentuar perballe shqiptareve.

Droni i te vertetes tregoi se e verteta as mund te fshihet dhe as mund te manipulohet se del dhe do vazhdoje te dale….!

Droni i te vertetes tregoi dhe i vuri vulen fajit tregoi se Rama dhe Veliaj jane krejt te pashprese dhe ndaj kane qepur gojen! /albeu.com


Shtuar 21.01.2023 15:40