Mbretëresha Elizabeth II u detyruar të mos merrte pjesë në shërbimin e së Dielës Përkujtimore në minutën e fundit për shkak të një ndrydhjeje të shpinës. Aktualisht monarkja 95-vjeçare po pushon në Kështjellën Windsor dhe gjatë kësaj javës do të kryejë detyra të lehta.
Ndërsa në media po spekulohet se gjendja shëndetësore e mbretëreshës është më e rëndë ngase raportohet nga Pallati Buckingham, për të shuar këta zëra, është zbuluar dhe koha kur monarken do ta shohim sërish në publik.
Përpara fundvitit, për mbretëreshën nuk janë caktuar detyra të mëdha dhe le të them se veçanërisht nëntori është një muaj i qetë sa u takon angazhimeve. Ndërsa në dhjetor, tradicionalisht ajo organizon një pritje vezulluese për Korpusin Diplomatim me kravata të bardha, ku marrin pjesë më shumë se 100 të ftuar, raporton albeu.com.
Ende nuk është konfirmuar data se kur do të zhvillohet mbrëmja, por kjo ndodh disa ditë para 25 dhjetorit, ditës së Krishtlindjeve.
Pas Krishtlindjeve, Mbretëresha zakonisht niset për në Sandrigham dhe fotografohet duke mbërritur në stacionin hekurudhor King’s Lynn. Monarkja nuk kthehet në Norfolk deri më 6 shkurt.
Kujtojmë se dalja e fundit publike e Madhësisë së Saj ishte më 19 tetor, kur ajo organizoi një pritje për udhëheqësit e biznesit global në Windsor./albeu.com