U shua nga jeta në moshën 77-vjeçare, niset për në Shqipëri trupi i regjisorit Kristaq Mitro, ja kur do të mbahen homazhet

Trupi i regjisorit të njohur Kristaq Mitro, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë do të niset nga Austria për në Shqipëri.

Nesër në orën 12:00-14:00 do të mbahen homazhe tek Akademia e Arteve për nder të tij.

Mitro ishte një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare, që ka lënë gjurmë të thella në historinë e filmit tonë.

Filmat e tij të realizuar ndër vite kanë mbetur për publikun, ndërsa vlerësimet nuk kanë munguar jo vetëm brenda kufijve shqiptarë, por dhe më gjerë.

Shumë filma të njohur të kinematografisë shqiptare mbajnë emrin e tij si regjisor. Ndër ta edhe Një djalë edhe një vajzë, Duaje emrin tënd, Njeriu i mirë, Nusja dhe shtetrrethimi etj./albeu.com/ 


Shtuar 7.04.2023 10:07