LIVE/ Çfarë ndodhi? Berisha me vonesë në Kavajë: Rama me skuthin e tij më bllokuan rrugën!

Ish-kryeministri Sali Berisha sot gjendet në Kavajë aty ku është pritur nga qindra mbështetës. Ndryshe nga takimet e tjera, Berisha u paraqit me vonesë në këtë takim.

Këtë vonesë e pranoi edhe vetë Berisha i cili deklaroi se u vonua për shkak se Edi Rama i kishte bllokuar rrugën drejt Kavajës.

Sali Berisha: Unë kam ardhur sot me vonesë tek ju sepse Edi Rama me skuthin e tij zgjodhi të më bllokojë rrugën për të vonuar ardhjen time këtu.

Por, unë nga kjo platformë dhe para jush do t’i them hiq dorë se do të ngujohesh në Surrel dhe s’do të mund të zbresësh as në zyrën tënde derisa të vendosim ne. /albeu.com/

SALI BERISHA NË KAVAJË LIVE ?

 


Shtuar 26.10.2021 18:04