U shpall në kërkim ndërkombëtar, momenti i arrestimit të Fjolla Morinës (VIDEO)

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur ndalohet nga policia këngëtarja Fjolla Morina, e cila ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për trafik armësh. “Prive” ka siguruar pamjet në fjalë ku shihet Fjolla, në shoqërinë e disa personave, teksa diskuton me policët.

Morina u mbajt në ‘arrest shtëpiak’ në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Ajo u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet. Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet, por Gjykata u tregua më e ashpër, kjo pasi Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve që e rëndoi pozitën e këngëtares.


Shtuar 19.07.2021 13:52