Në ceremoninë e sotme në nder të saj, sportistja Luiza Gega është shprehur se ka dashur t’i tregojë Europës që megjithëse Shqipëria është vend i vogël, prap mundet të fitojë.
Teksa ishte duke mbajtur fjalën në ceremoninë për nder të saj, e emocionuar dhe me zërin që i dridhur, ajo u shpreh se ndihet më krenare se kurrë më parë.
“Kam shumë emocione. Vendosa të vij me ngjyrat kuq e zi sepse ndjehem më krenare se kurrë, jo për atë që arrita, por doja ti tregoja Europës që edhe ne mundemi. Jemi vend i vogël, por me mund dhe punë edhe në mund të ia dalim. Falënderoj familjen time, trajnerin tim që ndoshta sot nuk do të isha këtu. Faleminderit zoti kryeministër, ndihem e vlerësuar. Ndjehem më e vlerësuar se kurrë”, u shpreh sportistja./albeu.com/