U shoqërua për një kotec pulash, shpallet e pafajshme e moshuara nga Vlora

Ka përfunduar gjyqi ndaj Lefkothea Karasa, 82-vjeçare nga Narta e Vlorës, e cila u akuzua për ndërtim paligjshëm për një kotec pulash në oborrin e shtëpisë.

Gjykata vendosi pafajësi dhe pushimin e çështjes, pasi vepra penale nuk ekziston për faktin se ishte dënuar më parë për të njëjtin fakt.

E moshuara që jeton e vetme tregoi me lot në sy se policia e kishte marrë me dhunë dhe e kishte futur në furgon.

Ajo tha se ndihej e trembur nga gjithë kjo situatë, të cilën s’e përballonte dot për moshën që ka.

Shtuar 3.11.2022 17:48