U shoqërua nga policia pas protestës, mësohet çfarë tentoi të bënte qytetari te kryeministria

Gent Strazimiri ka zbuluar arsyen se përse një nga protestuesit është shoqëruar nga efektivët e grupit Shqiponja.

Ai u shpreh se i riu ka dashur të vendosë flamurin e Shqipërisë në dritaren e Kryeministrisë, por se nuk është lejuar nga policia.

“Ka dashur të vendosë flamurin e shqipërinë tek Kryeministria, po të ishte flamuri serb nuk do e gjente gjë. Për këtë flamur e kanë marrë atë djalë. E shkelën me këmbë nuk e lanë. Ua thash një prej policëve që je betuar për këtë flamur. T’i kërkojnë falje jo vetëm flamurit, por edhe djalit”, tha ai


Shtuar 12.11.2022 19:24