U shkëputën kangjellat e ra nga kati i 5-të, policia gjen dy fajtorët e vdekjes së 28-vjeçarit në hotelin luksoz mes Tiranës

Policia e Shtetit ka “gjetur” dy përgjegjësit e ngjarjes së rëndë në Tiranë, në hotelin “Rogner” ku një i ri nga Zvicra humbi jetën  pasi ra nga kati i 5 i këtij hoteli. Mësohet se në polici kanë përfunduar dy shtetasit R. H,, 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe shtetasin R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit.

Ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë i mori jetën shtetasit Ajdin Mustafi, i cili kishte paguar një shumë të majmë për të qëndruar në hotelin “Rogner”, pa pritur se kjo do i sillte vdekjen.

28-vjeçari është mbështetur në kangjellat e hotelit, të cilat të amortizuara, janë shkëputur duke marrë me vete edhe të riun i cili përfundoi mbi një makinë të përkuar poshtë hotelit.

NJOFTIMI I I PLOTË I POLICISË:

Në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku aksidentalisht ra nga lartësia e hotelit ku qëndronte dhe për pasojë ndërroi jetë shtetasi A.M, 28 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, referuan materialet për shtetasin R. H,, 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe shtetasin R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. /albeu.com/

 

 


Shtuar 12.09.2021 11:13