Kolegji i Posaëm i Apelimit ka vendosur për herë të parë të kthejë për hetim në shkallën e parë të Vettingut, prokuroren e Apelit të Korçës, Irma Balin.
Irma Balli ishte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me argumentin se nuk justifikonte pasurinë.
Sipas neës 24, Balli arriti të bindte KPA që burimi i pasurisë së saj ishte i ligjshëm, prandaj dhe KPA vendosi të rikthejë për rivlerësimin vendimin e dhënë nga KPK.
Shkalla e parë e Vettingut do të rihapë procesin për prokuroren për ta hetuar atë në dy shtyllat e tjera, atë të figurës morale dhe aftësive profesionale.