U shfrytëzuan për prostitucion/ Çfarë deklaruan tre vajzat e mitura në hetuesi

Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me shfrytëzimin e tre vajzave të mitura nga 3 të rinjtë në Fushë-Krujë. Familjarët e 3 të miturave që janë shfrytëzuar për prostitucion nga 3 të rinjtë në Fushë Krujë kanë bërë denoncim për largimin e tyre që në muajin shtator, por nuk janë lokalizuar pasi kanë qëndruar në venddodhje të ndryshme në Fushë-Krujë dhe Durrës.

Mësohet se vajzat kanë deklaruar se janë larguar nga shtëpitë me dëshirën e tyre dhe gjatë kësaj kohe, janë shfrytëzuar për prostitucion nga djemtë, të cilët i kishin njohur dhe ishin miq me njëri-tjetrin.

Tre personat e arrestuar, Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu, fillimisht nuk kanë pranuar para hetuesve se i kanë shfrytëzuar për prostitucion, por janë përballur me fakte, biseda dhe video të vajzave që janë gjetur në celularët e tyre.

Vajzat e mitura edhe më herët janë larguar nga banesat e tyre.


Shtuar 24.01.2024 11:13