U rrëzua teksa po bënte ski me babanë në Brezovicë, humb jetën 12-vjeçarja

Një 12-vjeçare ka ndërruar jetë në Brezovicë, pasi është rrëzuar teksa po bëntë ski.

Mediet në Kosovë bëjnë me dije se vajza ishte duke bërë ski me babanë momentin që u rrëzua.

Për fat të keq ajo nuk mbijetoi, për shkak të lëndimeve të rënda trupore. 12-veçarja ishte serbe, ajo jetonte nw Lespoviq.
/albeu.com/