Ngjarja e rëndë e ndodhur në Dhërmi ka rezultuar fatale për turistin anglez.
Pasi u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli para një ore shtetasi me iniciale Z.C, 21 vjeç ka humb jetën.
21-vjeçari anglez ka qenë i dehur në momentin kur është rrëzuar nga kati i tretë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
Dhërmi/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com