U rikthye në shkollë për të dhënë mësim, pezullohet nga detyra mësuesi pedofil në Berat

62-vjeçari Engjëll Bregu, i dënuar në vitin 2003 për “ngacmim seksual” dhe “pedofili”, ishte emëruar si mësuar për lëndët e Fizikës dhe Informatikës.

Burime për ABC bëjnë me dije se pas publikimit të skandalit, ai është pezulluar nga detyra.

Denoncimi i kthimit të tij në detyrë është bërë nga vetë prindërit e fëmijëve të cilët kanë shprehur shqetësimin për fëmijët e tyre dhe kanë kërkuar largimin e mësuesit.

Shqetësimit të prindërve, drejtoresha e shkollës u është përgjigjur se shtetasi në fjalë është emëruar nga DAR dhe jo nga ajo.

Vetë nxënësit janë shprehur se janë në dijeni të asaj çfarë ai ka bërë në të shkuarën ndërkohë një nga nxënëset është shprehur se ai e shikon në mënyrë ndryshe dhe e bezdis.

Menjëherë pas denoncimeve dhe interesimit të medias, drejtoresha i ka kërkuar Bregut të largohej nga ambientet e shkollës si dhe i ka kërkuar DAR transferimin e tij në një shkollë tjetër, por si përfundim është vendosur pezullim nga detyra nga Zyra Arsimore Berat./albeu.com


Shtuar 27.11.2021 13:48