U ri-operua pas 20 vitesh në zemër, kryhet me sukses ndërhyrja delikate tek 45-vjeçarja

Një ndërhyrje delicate në zemër tek një paciente 45-vjeçare është kryer me sukses nga ekipi i kardiologjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

45-vjeçarja është ri-operuar pas 20 vitesh dhe kjo ka bërë që ndërhyrja të ishte shumë e vështirë, por njëkohësisht dhe një sukses për ekipin e mjekëve.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Facebook.

“Një ndërhyrje delikate në zemër tek një 45-vjeçare që u ri-operua pas 20 vitesh u realizua me sukses nga ekipi i kardiokirugjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”

/Albeu.com/


Shtuar 20.02.2023 10:48