Para dy ditësh bashkëshkorti e raportoi të zhdukur në komisariatin e Durrësit, kjo është 30-vjecarja, nëna e dy vajzave.
30-vjeçarja është larguar të hënën, datë 25 korrik, në orën 08.00, dhe që nga ajo ditë, bashkëshorti dhe familja nuk kanë mundur të lidhen me të.
Të lidhura
None found
Bashkëshorti i saj ka bërë denoncim në polici dhe forcat e rendit kanë nisur punën për gjetjen dhe rikthimin pranë familjes.
“Më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar T. D. se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, E. D., 30 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi më herët policia. 30-vjeçarja, në momentin që është larguar nga shtëpia kishte veshur pantallona të bardha dhe një bluzë të zezë. Kushdo që mund të ketë informacion për vendndodhjen e saj të kontaktojë në numrat e telefonit 069 24 67 605 dhe 069 20 50 608″, citohet në njoftimin e policisë./albeu.com
