U raportua i zhdukur, gjendet pa shenja jete 83-vjeçari në Divjakë

Është gjetur i pajetë 83-vjeçari që u raportua si i zhdukur në Divjakë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit për largimin nga banesa të shtetasit P. P., 83 vjeç, bëjmë me dije se në fshatin Kamenicë, Divjakë, u gjet trupi i pajetë i 83-vjeçarit.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes./albeu.com


Shtuar 8.06.2022 13:44