Dalin pamjet e përplasjes me armë mes dy grupeve të rinjsh në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, të ndodhur pak ditë më parë.
Ishte një konflikt fillimisht verbal që degjeneroi më pas në një përplasje me armë.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi më datë 13 tetor dhe në pamje shihet se si përshihen në sherr Daniel Manushi, Islam Xhetani, Farjon Palushi dhe dy të plagosurit Aleksandër Nikolla dhe Xhulio Vela.
Konflikti verbal mes tyre ka nisur teksa kanë qenë duke pritur rradhën te berberi. Pasi janë qëlluar me grushte, Palushi qëllon me një pistoletë ndaj Nikollës e Velës. Më pas ai largohet me vrap së bashku me të tjerët.
Në lidhje me këtë ngjarje policia arrestoi shtetasit Fatjon Palushi dhe Daniel Manushi, dhe procedoi për moskallëzim krimi të plagosurin Aleksandër Nikolla si dhe shpalli në kërkim Islam Xhetanin.
Të rinjtë, të cilët rezultojnë të jenë pjesë e rrjeteve të shpërndarjes së kanabisit dhe kokainës në zonën e ish-Parkut, nuk dhanë arsye për sherrin përballë hetuesve.
Të gjithë të dyshuarit janë me precedentë të mëparshëm penalë. Shkak dyshohet se ka qenë një sherr i momentit, por nuk përjashtohet as mundësia për çështje droge./Klan TV/