U qëllua për vdekje në lokalin e tij, policia gjen bllokun e borxheve të Qepurit, nis marrja në pyetje e borxhlinjve

Dy ditë më parë, Lulash Qepuri, 76-vjeçar, ndërroi jetë pasi u qëllua dis a herë me armë zjarri “shptgun” në lokalin e tij.

Për ngjarjen e cila ndodhi në fshtatin Stom – Golem, Shkodër, ende nuk ka asnjë të ndaluar.

Mësohet se një person i maskuar është futur në ambientet e lokalit dhe ka qëlluar 4 herë mbi 76-vjeçarin i cili është plagosur rëndë dhe është nisur për spital, por ndërroi jetë rrugës.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit dhe banesës policia ka gjetur një bllok në të cilin Qepuri kishte shkruar emrat e personave që dyshohet se kishin marrë borxhe të ai.

Nga mbledhja paraprake e tyre është konstatuar një shumë e majme parash, ndërsa policia ka nisur menjëherë marrjen në pyetje të këtyre personave.