U qëllua me thikë në sy të familjes në Shijak, dy vite më parë Ardian Çyrbja plagosi një 21-vjeçar

Ervis Hodo, autor i dyshuar i plagosjes së Ardjian Çyrbjes në Shijak është ende në arrati. Policia po punon për kapjen e tij.

Ervis Hodo 38 vjeç ka shtënë tri herë me armë në drejtim të 50-vjeçarit , i cili ka qenë nën shoqërinë e bashkëshortes dhe fëmijës mbërmjen e djeshme. Plumbat e kanë kapur një në bark dhe tjetri afër zemrës. Bashkëshortja e Çyrbes i është afruar autorit duke iu lutur të mos qëllonte më.

Konflikti mes autorit dhe të plagosurit ka ndodhur për motive të dobëta. Sakaq burime nga policia vendore bëjnë të ditur se i plagosuri nuk është person i panjohur për ta. Dy vjet më parë ai është ndaluar nga policia e Shijakut për plagosjen me thikë të një 21-vjeçari, gjithashtu banor i lagjes “Popullore”.

Disa muaj më vonë, në shtator të vitit 2021, ndaj Çyrbjes me vendim gjykate u pushua çështja penale për plagosje të rëndë me dashje.

Ndërkohë mbrëmjen e vonë të së enjtes për shkak të një konflikti banal të nisur në lokal, 50-vjeçari u plagos me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve./albeu.com/


Shtuar 2.06.2023 13:22